Lajme
Kurti takohet me kryeministrin suedez, tregon çka biseduan
Demokracia
15:42 | 19 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson.

Siç ka treguar Kurti në Twitter, me homologun e tij suedez ka folur për avancimin demokratik të Kosovës si dhe aplikimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Avancimi demokratik i Kosovës në dy vitet e fundit, i theksuar edhe nga raportet e BE-së për shtetin, marrëdhëniet bilaterale dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ishin temat e diskutimit me kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, të cilin e falënderova për mbështetjen e Suedisë për Kosovën ndër vite”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka zhvilluar një mori takimesh në Mynih.

Të ngjashme