Lajme
Kurti si opozitar e përdorte deklaratën e Vuçiqit se ‘për çdo serb do të vrasim 100 myslimanë’, tani po e shfajëson atë
Demokracia
20:51 | 25 Maj 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti, një javë më parë, në një intervistë në Këshillin Atlantik indirekt tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka përgjegjësi për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në njëfarë mënyre e zhveshi nga përgjegjësia presidentin serb, shkruan Demokracia.com.

“E dimë shumë mirë që presidenti i Serbisë ishte Ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit. Por, mund ta marrë me mend se Millosheviqi kurrë s’e ka pyetur Vuçiqin. Prandaj, s’duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili kurrë s’e pyeste”, ka thënë kryeministri Kurti, përcjell Demokracia.com.

E si opozitar, gjuha e Kurtit ishte më e vrazhdë ndaj Vuçiqit.

Ai në vitin 2020 kujtonte deklaratën e Vuçiqit se ‘Për çdo serb të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë”.

“Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb”.

Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të fjalimit: https://www.youtube.com/watch?time_continue=2…”, kishte shkruar opozitari Kurti.

Ai, po ashtu, atë kohë kujtonte nëpërmjet një videoje masakrën e njësitit “Shkorpionët”, që erdhi pas deklaratës së Vuçiqit, përcjell Demokracia.com.

“Ndërkaq në videon tjetër gjashtë minutëshe shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës. Kjo ngjan nëntë ditë para deklaratës së lartëpërmendur të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Pra, vriten jo 100, por mbi 8.000 myslimanë, më 10 dhe 11 korrik 1995, e nëntë ditë më vonë Vuçiqi bëri atë deklaratë. Më 23 maj 2005, znj. Natasha Kandiq ia ka dhënë prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe asaj në Hagë këtë video.

(Videon e dytë nuk bën ta shohin fëmijët si dhe njerëzit e tejndjeshëm):

https://www.youtube.com/watch?v=Gk5xOM7ECwI&feature=youtu.be Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.”, kishte shkruar Kurti. /Demokracia.com/

 

Kurti e shfajësoi Vuçiqin për krimet serbe, ambasadori William Walker e thoshte të kundërtën

Të ngjashme