Lajme
Kurti s’i kupton fjalët “tension” dhe “urgjencë”, i fton qytetarët ta rilexojnë letrën që atij ia dërgoi SHBA-ja
Demokracia
20:30 | 14 Janar 2022

Share:

Anthony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit, gjatë së enjtes i ka nisur një letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit i ka ftuar qytetarët ta rilexojnë letrën që iu dërgua atij, deri sa paragrafi i parafundit përmban kërkesa e paralajmërime për të nga shteti më i fuqishëm në botë.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka ftuar qytetarët që ta rilexojnë letrën që iu dërgua atij, të cilën e cilësoi “të mirë” dhe “përmbajtjesore”, raporton Demokracia.com.

Megjithatë, si pjesë e përmbajtjes së kësaj letre, ndër më kryesoret, janë edhe dy fjalë “tension” dhe “urgjencë”, të cilat zyrtari më i lartë në Qeverinë Amerikane i ka përdorur në paragrafin e parafundit.

Blinken, qartë dhe prerë, i ka kërkuar Kurtit rikthim në dialogun me Serbinë, duke iu shmangur retorikës që i rritë tensionet.

Po ashtu, sekretari amerikan ka thënë se negociatat duhet të vazhdojnë me urgjencën e kërkuar, raporton Demokracia.com.

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitet dhe urgjencën e kërkuar. Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, thuhet në letrën që Blinken i ka nisur Kurtit.

Demokracia.com gjatë së enjtes, para se të publikohej letra e Blinken, ka zbuluar se Ambasada Amerikane i ka dorëzuar Kurtit një “Non Paper” me 7 pika të rëndësishme, duke kërkuar që të zbatoheshin me prioritet.

Disa prej këtyre pikave, siç ka mësuar Demokracia.com, janë edhe implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, rritja e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Po ashtu, siç ka mësuar Demokracia.com, Ambasada Amerikane i ka rekomanduar Kurtit që të shkojë për intervista te mediat kritike, pasi ai që kur është bërë kryeministër i ka dhënë vetëm dy intervista në mediat vendore, një në KTV dhe një në ATV.

Durimit të SHBA-së i vjen fundi, Kurtit i dorëzohet “Non Paper”me shtatë pika

Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën edhe të premten një kërkesë shumë të rëndësishme për Kurtin, të cilën ky i fundit siç duket nuk do të respektojë.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka mbështetur kërkesën e shteteve të QUINT-it që OSBE-ja të grumbullojë votat e qytetarëve serb në Kosovë të cilët do të votojnë në referendumin e 16 janarit, i cili do të mbahet për ndryshimet kushtetuese në Serbi./Demokracia.com/

Edhe SHBA-ja mbështet thirrjen e QUINT-it që të mbahet referendumi serb në Kosovë

Të ngjashme