Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen për seancën e 24 me qëllim konsitutimin e Kuvendit të Kosovës.
Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish nuk foli për gazetarët.
Ai u pyet për një takim të mundshëm me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, megjithëse Kurti nuk dha përgjigje.