Lajme
Kurti sërish ik: S’tregon a i ka numrat dhe a ka dorëzuar dorëheqjen
Demokracia
11:59 | 17 Prill 2025

Share:

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka ikur sërish nga pyetjet e gazetarëve.

Gazetarja e Nacionales e ka pyetur disa herë nëse i kanë numrat për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, por ai nuk u përgjigj.

Kurti po ashtu nuk tregoi edhe nëse ka dorëzuar dorëheqjen.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për të konstituar Kuvendin.

Në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e legjislaturës së nëntë, e cila është ndërprerë të martën.

Të ngjashme