Kryeministri Albin Kurti erdhi në pushtet përmes protestave. Dje në një të tillë të organizuar nga Partia Sociademokrate morën pjesë rreth tre mijë qytetarë. Megjithatë, shefi i ekzekutivit deri më tani nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth kësaj. Por, në ditën e protestës, ai gjeti kohë ta priste në zyrën e tij “provokatorin” e protestuesve, përkrahësin e tij të zjarrtë Tomë Gashin.
Ky i fundit u shfaq në ballkon duke fotografuar turmën e protestuesve dhe duke qeshur, por edhe ata iu përgjigjen në mënyrën e tyre, përcjell Demokracia.com.
Për dallim prej Tomë Gashit, Kurti as nuk i pa turmën e as nuk reagoi për protestën që u organizua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, gjë që tani është bërë shqetësim i madh për qytetarët.
Nga Qeveria për këtë protestë reagoi vetëm zëdhënësi Përparim Kryeziu, i cili aludoi se pati përpjekje për ta eskaluar protestën.
Megjithatë, Kurti dje ka gjetur kohë që ta takojë Tomë Gashin. Me këtë të fundit, u takua në zyrën e tij.
Foto nga takimi ka shpërndarë vetë Gashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku Kurti shihet me garderobën e njëjtë që kishte edhe në takimin me Ali Ahmetin.
“Me kryeministrin”, shkroi Gashi./Demokracia.com/