Lajme
Kurti: S’do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel para 6 tetorit
Demokracia
14:00 | 17 Shtator 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi para datës 6 tetor.

Kurti tha në një konferencë përmedie po ashtu se nuk ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi i radhës, raporton Demokracia.com.

“Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur edhe e kemi Samitin në Slloveni mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. S’ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi ynë i radhës, ndërkohë zëvendëskryeministri im Bislimi që është përgjegjës për dialog, ka pasë takime në Bruksel. Ai i diskuton hollësitë sidomos të çështjes së të zhdukurve me forcë”, tha Kurti.

Ai tha se me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk ka diskutuar as për çështjen e arkivave dhe reciprocitetit.

“Nuk kemi biseduar tema të cilat nuk janë përmendur në komunikatë. Nuk ka pasur diçka të re që do të mund të ndaja me ju. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit ku kemi samitin në Slloveni. Nuk ka një datë se kur do të jetë takimi ynë i radhës. Ndërsa zëvendëskryeministri ka pasur takime në Bruksel, ai diskuton hollësitë. Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për propozimet tona që i kemi dhënë në raport me Serbinë. Nuk e kemi diskutuar as çështjen e reciprocitetit. Mungesa e marrëveshjeve për çështjen e kualifikimeve akademike, atyre profesionale të lëvizjes me ID karta dhe kalimit pa viza nga vendet e treta nuk ka probleme substanciale po ka probleme formale”, tha Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme