Lajme
Kurti s’di çka është keqardhja | Sërish i quan të përkohshme sanksionet e BE-së
Demokracia
10:50 | 03 Korrik 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Kreu i Qeverisë, u shpreh se këto masa janë të padrejta.

Kurti ka thënë se disa masa edhe kanë filluar të zbatohet, duke përmendur anulimin e vizitave.

Me këtë rast, ai ka sqaruar se janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria jav;n e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

“Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe jane zbatuar, disa prej tyre. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që ti kalojmë ato kredi e grande në vlere prej 149 milionë euro kredi dhe grande që nuk kalojnë pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual, që mund ta kalojmë bashkë”.

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme dhune ndaj ushtarëve të KFOR-t, policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë. Ju e patë çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor. Qytetarë serbe janë më të frikësuarit prej këtyre kriminelëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do t’i shpallnim, do të bënim shkelje dhe dëm”.

“Me BE jam në kontakt të përditshëm, dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak, jam interesuar edhe për deskalim, edhe për normalizim, që nënkupton sundim të ligjit ose edhe të shkojnë në Serbi”./EO

Të ngjashme