Lajme
Kurti relaksohet në Pejë me një birrë, një ditë pas tensioneve dhe qortimit amerikan
Demokracia
19:29 | 27 Maj 2023

Share:

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar një fotografi nga Peja në të cilën shihet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi ka thënë se kanë vizituar artistin Sokol Beqiri.

Dy zyrtarët e lartë të shtetit shihen teksa relaksohen edhe me nga një birrë.

Kjo vizitë në Pejë vjen një ditë pas tensioneve në veri të Republikës së Kosovës dhe pas qortimit amerikan ndaj Qeverisë së Kosovës për aksionin e djeshëm në komunat veriore.

“VIzite e frymezim te artisti yne i madhe, Sokol Beqiri. Bashke me Kryeministrin, Albin Kurti, ne Pejen tone te bukur”, ka shkruar Krasnqi.

Të ngjashme