Lajme
Kurti reagon pas protestave në Veri: Unë s’pezulloj gjyqtarët, ndoshta Vuçiq e bënë këtë në Serbi
Demokracia
15:45 | 25 Mars 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’pezullon gjyqtarë e as prokurorë. Pasi KGJK-ja vendosi ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq e cila mori pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti Vuçiq. Për pezullimin e saj Lista Serbe organizoi protesta sot në Mitrovicën e Veriut.

Kurti ka shkruar në Twitter se Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria, dhe ndoshta presidenti Vuçiq largon nga puna gjyqtarët e prokurorët por kjo s’ndodhë në Kosovë.

“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviq. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht në linjë me BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme