Lajme
Kurti reagon pas barazimit: Besojmë ende në kualifikim
Demokracia
23:22 | 09 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit të sontëm të Kosovës kundër Zvicrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese Euro 2024.

Kurti ka thënë se mes Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit dhe Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, s’mund të ketë humbës.

Ai tutje ka thënë se Kosova besoi deri në fund, siç vazhdon të besojë ende në kualifikim.

“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme