Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas banerit shovinist të tifozëve serbë të Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj klubit italian Fiorentina.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Kurti mbishkrimin skandaloz “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” e ka lidhur nisjen e dhunës së viteve të 90’ta.
“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti.
In 1990 fans of Serbian football club Crvena Zvezda, led by ICTY-indicted Serbian mobster Arkan, rioted against Croatia. For some, this was a spark of the wars that ensued. Yesterday Crvena Zvezda called for the Serbian army to return to 🇽🇰. The calls to violence are incessant. pic.twitter.com/hOXojH7ooi
— Albin Kurti (@albinkurti) July 27, 2023