Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu është drejtuar sërish qytetarëve me një video.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar fushata e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, mund të përmblidhet me dy fjalë – drejtësi dhe punësim.
Përmes një video-lidhjeje të cilën e ka postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti tha që qytetarët kanë nevojë për një jetë më të dinjitetshme.
“Me dy fjalë mund të përmblidhet kjo fushatë e jona, na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama, jo drejtësi veç në gjykata, por drejtësi për tërë shoqërinë”, tha ai, shkruan Demokracia.com.
Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për punësime dhe se 14 shkurti është referendum.
“…Jo punë sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj janë këto zgjedhje, prandaj 14 shkurti është referendum”, u shpreh Kurti. /Demorkacia.com/