Lajme
Kurti: Qeveria e kaluar i hapi dyert e Shtëpisë së Bardhë për Serbinë
Demokracia
13:24 | 07 Korrik 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se për formën, funksionin, përmbajtjen dhe zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar është diskutuar mjaftë, por efekti i menjëhershëm i atij zotimi nuk patë qenë ajo që ndodhi pas nënshkrimit, por siç tha Kurti ajo që i parapriu nënshkrimit.

Kështu tha Kurti në seancën e Kuvendit në të cilën është duke u diskutuar për marrëveshjen e Uashingtonit.

“Për formën dhe funksionin dhe përmbajtjen dhe zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar është diskutuar mjaftë por efekti i menjëhershëm i atij zotimi, nuk patë qenë ajo që ndodhi pas nënshkrimit, por ajo që i parapriu nënshkrimit, e kjo ishte hapja e portës së shtëpisë së Bardhë për presidentin e Serbisë. Do të ishte e pa mundur për Serbinë që kreun e saj shtetëror pjesëmarrësin e luftërave në ish-Jogusllavi, ministrin e  informatave të Millosheviqit ta mirëpres pa ja shtruar paraprakisht qilimin e kuq dikush nga vendi i viktimave dhe askush më pas sesa kryeministri i atëhershëm. Pra ky ishte efekti i menjëhershëm i atij nënshkrimi para se të ndodh”, tha Kurti.

Kurti më tej foli edhe për liqenin e Ujmanit, duke ripërsëritur atë që kishte thënë edhe më herët se Liqeni i Ujmanit është liqe artificial, liqe nga Kosova i Kosovës

“Ne do të i përdorim të gjitha argumentet, në këtë studim të fiziblilitetit të publikuar së fundi, por jo vetëm edhe në studime të tjera për të mbrojtur këtë pasuri të Kosovës nga çfarëdo pretendimi. Pra qëndrimi ynë është i qartë sa më shumë argumente që të gjejmë aq më mirë do të jetë dhe sa më pak sulme që do të ketë për këtë pasuri të Kosovës sigurisht që aq më mirë do të jetë”, tha Kurti./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/213379793992304

Të ngjashme