Lajme
Kurti që nuk po di si ta përballojë asnjë krizë, përgatit “platformë” për mandat të ri
Demokracia
23:13 | 20 Shtator 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot platformën e tij 10 pikëshe për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njërën nga pikat, Kurti është treguar shumë optimist. Ndonëse sondazhet po e qesin në rënie dhe ai nuk po arrin të gjejë zgjidhje për shumicën e problemeve në Kosovë, inflacioni dyshifror dhe gjendja e rëndë ekonomike, ikjet masive të qytetarëve nga vendi dhe kriza energjetike, Kurti është treguar tejet optimist se do të mund ta fitojë edhe një mandat qeverisës, shkruan Demokracia.com.

“Përgatitja e Platformës politike për mandatin e dytë të Qeverisjes”, është pika e shtatë e platformës së tij që e prezantoi sonte.

Platforma 10 pikëshe që u prezantua në detaje nga Kurti:

(1) Rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja;

(2) Rritja e anëtarësisë së vajzave dhe grave;

(3) Krijimi i kohezionit midis brezave, grupeve shoqërore, e botëkuptimore;

(4) Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj;

(5) Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat;

(6) Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për Zgjedhjet lokale 2025;

(7) Përgatitja e Platformës politike për mandatin e dytë të Qeverisjes;

(8 ) Rritja e rrjetit të Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë;

(9) Angazhimi i studentëve dhe profesionistëve në organizatën politike të Lëvizjes;

10) Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë.

Si mendimtarë dhe aktivistë socialdemokratë ne duhet të promovojmë bashkëpunimin qytetar mes njerëzish të feve, etnive, klasave, e botëkuptimeve të ndryshme. Ideologjikisht nuk mund të jemi gjithëpërfshirës por ajo që mund të bëjmë është ta rrisim llojllojshmërinë socioekonomike e botëkuptimore të qytetarëve me pikëpamje politike të majta që aderojnë tek ne. Duke bërë kështu ne ofrojmë organizatën tonë si shembull të kohezionit shoqëror që na duhet gjithandej shoqërisë tonë, theksoi Kurti në prezantimin e platformës programore (2022-2026) që do të votohet këtë të diele me 25 shtator. /Demokracia.com/

Të ngjashme