Lajme
Kurti që i akuzonte Eskobarin e Lajçakun se “po na vijnë me kërkesa të Serbisë”, sot i falënderoi për “planin e ri”
Demokracia
20:41 | 21 Tetor 2023

Share:

“Të dërguarit e ShBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, përkatësisht Escobar dhe Lajçak, vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër [Serbisë]”.

Kjo deklaratë nuk është as e Hysamedin Ferajt, as e Sadri Ramabajës, as e Elvis Hoxhës, madje as e ish-drejtuesit të emisionit për aerobik, Mefail Bajçinovci, por është e Albin Kurtit, njeriut që këshillat dhe qëndrimet i ndërton së bashku me ta, shkruan Demokracia.com.

Dhe për të marrë përmasa më të dëmshme, kjo deklaratë e 8 qershorit 2023, që në thelb ofendon dhe cenon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së e BE-së, kryeministri Kurti e kishte dhënë atë për një medium ndërkombëtar, në Associated Press.

Por, Kurti më nuk befason askënd me sjelljen dhe paqëndrueshmërinë e tij.

Vetëm disa muaj pas kësaj deklarate, më 21 tetor 2023, Kurti ka zgjedhur fjalë të tjera për çka sollën kësaj radhe pesë emisarët, ku bënin pjesë edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak.

“Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, u tha në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, të shtunën.

Pesë emisarët ia lanë një plan të ri, Kurti shpreh ‘falënderime dhe vlerësime’ për të

Madje, këto falënderime Kurti i ka shprehur edhe pse pesë emisarët ia lanë planin e ri, në të cilën është edhe kërkesa specifike për Zajednicën / Asociacionin, që dikur e quante ide serbe. / Demokracia.com /

Emisarët i kërkuan Asociacionin që Kurti e quante “ide serbe”, kryeministri tash thotë se e vlerëson planin e tyre

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024