Lajme
Kurti publikon pamjet nga takimi me Scholz, pritet të dalin në konferencë për media
Demokracia
11:36 | 10 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamjet nga takimi që po mban me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Qeverinë e Kosovës.

Të dy udhëheqësit pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Scholz më herët ka thënë se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit është se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e Berlinit.

Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Kurti bashkë me ambasadorin gjerman Jorn Rohde kanë pritur kancelarin në aeroportin e Prishtinës, derisa më pas vazhduan për në sheshin kryesor të Prishtinës për pritjen me ceremoninë më të lartë shtetërore.

 

Të ngjashme