Lajme
Kurti “provokon” myftiun Tërnava, i vë shishe me ujë në Ramazan
Demokracia
18:22 | 22 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Ajo që bie në sy në këtë takim është një gabim i stafit të kryeministrit Kurti. Ata në ditë Ramazani i kanë vënë përpara një shishe me ujë Myftiut Tërnava, i cili është duke agjëruar.

Kurti i ka uruar myftiut dhe besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore, por pa e vërejtur se po “hyn në gjynah”, duke mos ia ditur rendin as pritjes për Ramazan.

“Kryeministri Kurti e uroi Myftiun për muajin e Ramazanit, muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë. Ai i uroi përzemërsisht Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji. Duke e falënderuar Myftiun Tërnava për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Kryeministri Kurti theksoi se ky Ramazan na gjenë në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik.”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme