Lajme
Kurti: Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë do t’i rrisë ekonomitë tona
Demokracia
14:05 | 20 Qershor 2022

Share:

Pas nënshkrimit të 19 marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, të dy kryeministrat kanë dalë me konferencë të përbashkët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas nënshkrimit të 19 marrëveshjeve ka thënë se këto marrëveshje dhe të gjitha takimet që janë bërë deri më tani janë dëshmi e plotë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Demokracia.com.

Duke mos harruar kontributin e të gjithë shqiptarëve që i dhanë popullit të Kosovës gjatë vitit 1999, Kurti falënderoi të gjitha familjet që strehuan refugjatët kosovarë.

Kurti sa i përket marrëveshjeve që janë nënshkruar gjatë ditës së sotme theksoi se përmes këtyre marrëveshjeve bilaterale ruhet dhe avancohet marrëdhënia që kanë Kosova dhe Shqipëria, përderisa e veçoi marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, raporton tutje Demokracia.com.

Ai tha se kjo hekurudhë do ta avancojë ekonominë e të dy vendeve.

“Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet me të mëdha dhe më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do ta lidhë Kosovën me korridoret që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë në mes të ekonomive tona”, theksoi Kurti.

Po ashtu, ai bërë të ditur se bashkëpunimi tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në 5 vitet e fundit është shumëfishuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme