Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar anëtarët e bordit të ndërmarrjeve publike “Trepça” dhe “KEK”.
Kurti tha se dy këto vendime janë miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri prezantoi anëtarët dhe kryesuesin e bordit të “Trepçës”, teksa shtoi se do të hapin konkurs edhe për katër anëtar.
“Në ‘Trepça’ kemi bordin me këta pesë anëtarë, Bahri Hysnin kryesues, Ibrahim Krasniqin anëtar, Muharrem Pecin anëtar, Bujar Bilallin anëtar dhe Xhevdet Tahirin anëtar. Këtu nevojiten edhe katër anëtarë të tjerë dhe serish u bëjë thirrje profesionistëve që kur ta shpallin konkursin për këto katër vende të aplikojnë sepse duam që të kemi njerëz me kompetencë dhe integritet”, ka thënë ai.
Ndërkaq, për bordin e KEK-ut, Kurti deklaroi se i kanë emëruar gjashtë anëtar.
“I kemi gjashtë anëtar në KEK. Është Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli anëtare, Berzar Halilaj anëtar, Valbona Raifi anëtar, Mustafa Pllana e Valdrin Krasniqi anëtarë”, ka thënë Kurti. /Demokracia.com/