Lajme
Kurti pret shiritin e një impianti në Gjakovë dhe tregon se Qeveria nuk dha asnjë cent
Demokracia
18:56 | 11 Maj 2023

Share:

Qeveria e Albin Kurtit nuk shquhet për ndonjë investim të madh apo ndonjë punë të madhe. Kryeministri Albin Kurti më shumë përuron punë të huaja. I vetmi projekt për të cilin njihet është vepra monumentale, Ura e Saradranit. 

Ai sot ka marrë pjesë në një përurim të një impianti në Gjakovë, projekt për të cilin Qeveria e tij nuk e ka dhënë asnjë cent.

“Nga takimi i hershëm në Kryeministri me z. Lajçak, drejt në Gjakovë, për të përuruar impiantin e tretë të ujërave të ndotura, në dy vitet të fundit. Impianti i ri në Gjakovë, vjen pas atyre në Prizren dhe Pejë, e po i paraprinë atyre në Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë. Së bashku me institucione ndërkombëtare partnere, po synojmë që brenda pesë viteve të ardhshme, të gjitha shtatë kryeqendrat të kenë impiantet e tyre, ndërkohë që për vetëm dy vite kemi siguruar mbi 100 milionë euro grante për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit, nga gjithsej 16.8 milionë euro sa ka kushtuar ky projekt kaq i rëndësishëm, 6 milionë euro kanë qenë kontribut i Bankës Zhvillimore gjermane (KfW), 7.6 milionë nga Qeveria zvicerane dhe 3.2 milionë tjera i ka shtuar Komuna e Gjakovës.

“Nën shoqërimin e punëtorëve të KRU Gjakovës, që këtë vit shënon 40-vjetorin e saj, pata kënaqësinë që të shoh nga afër hapësirat e reja, teknologjinë e impiantit dhe procesin e punës, nga ndarja mekanike tek ajo biologjike e deri te trajtimi me rreze ultraviolet, për ta dëshmuar me sy transformimin e ujit të ndotur në atë të pastër që kthehet në lumin Erenik. Sot bëmë edhe një hap më tutje për mbrojtjen e mjedisit tonë.”, ka shtuar Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme