Lajme
Kurti pret emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, flasin për Procesin e Berlinit
Demokracia
22:28 | 14 Shtator 2022

Share:

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është pritur të mërkurën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në takim është biseduar për rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, është diskutuar edhe për bisedimet Kosovë-Serbi, për çka thuhet se Kurti është shprehur i gatshëm për dialog parimor.

“Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë”, thuhet në njoftim.

Kurti ka ritheksuar se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.​

 

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024