Lajme
Kurti kërkon transparencë në zgjedhjen e Kryeprokurorit: Na duhet një Kryeprokuror me integritet, i guximshëm e punëtor
Demokracia
09:24 | 18 Mars 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje që procesi i inervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit të jetë I drejtë, transparent dhe meritor, duke thënë se qytetarët kanë nevojë për një kryeprokuror me intergritet të lartë moral dhe profesional.

“Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

“Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”, u shpreh kryeministri.

Tutje Kurti tha se krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën, njofton Klankosova.tv.

“Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”.

“Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor”, përfundoi Kurti.

Në garë për kryeprokurorë të shtetit janë gjashtë prokurorë:

Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit;

Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.​

Intervistimi i tyre do të bëhet sot nga Paneli Vlerësues.

Të ngjashme