160 çerdhe, ky ishte premtimi i Albin Kurti në fushatën parazgjedhore, para se ta merrte pushtetin.
Tash kanë kaluar afro 3-vjet prej se Qeveria Kurti udhëheq me Kosovën, shkruan Demokracia.com.
Në këto vite janë ndërtuar veç 4 çerdhe. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Kurti në fjalimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dje.
Me këtë fakt, ai u krenua edhe pse kishte premtuar 160 çerdhe dhe ka ndërtuar vetëm 4 çerdhe, rezultat që të tjerët as në ëndërr nuk e shohin.
“Nga marrja e mandatit tonë 2021 e deri më sot, struktura e çerdheve është si vijon: 4 çerdhe të përfunduara, 26 në proces të punës, 3 adaptime të shkollave në çerdhe në proces të punës dhe 8 çerdhe në proces të tenderimit”, tha Kurti dje.
Kurtit i kanë mbetur pak më shumë se 1 vjet deri në përfundim të mandatit dhe mbetet të shihet nëse mund t’i ndërtojë edhe 156 çerdhe, siç kishte premtuar./Demokracia.com/