Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, përmes një serie cicërimash në Twitter ka shkruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po ndjek hapat e Sllobodan Millosheviqit”, koment këtë të cilin e bëri në kontekstin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe dhe pjesëmarrjen më se minimale të serbëve në to.
“Është e çuditshme se si Kurti po ndjek hapat e Slobodan Millosheviqit. Neve na duhet një mendësi krejt tjetër nëse duam të presim që rezultati të jetë ndryshe”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet në katër komunat veriore Gjuriq i quajti “tallje” dhe hapa të mbrapsht në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Asnjë nga shqetësimet legjitime e të bazuara në marrëveshje të serbëve nuk janë përmbushur. Pozicioni i tyre vazhdimisht është duke u përkeqësuar që një vit e gjysmë tashmë”, ka shkruar ai.
“Qeveria e Kurtit është duke u tallur me komunitetin ndërkombëtar duke zhbërë marrëveshjet përmes hapave të njëanshëm në terren dhe duke brutalizuar me serbët në Kosovë në cilëndo mundësi që ka”, ka vazhduar ai.
Kurti's government has been mocking the international community by nullifying agreements through unilateral steps on the ground and brutalizing the Serbs in Kosovo* at every opportunity.
3/4
— Марко Ђурић (@markodjuric) April 23, 2023