Lajme
Kurti po i fyen vlerat e UÇK-së, thotë Haradinaj
Demokracia
11:11 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një prononcim të shkurtë për media pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, potencoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjen gjithmonë arsye për nëpërkëmbur, poshtëruar e fyer vlerat e UÇK-së, Ushtrinë e Policinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk do të jetë asnjëherë i sigurt nëse ne nuk i ndërrojmë nuk i respektojmë si duhet vlerat e lirisë. Për fat të keq kemi mbërritur në një kohë ku kryetari i qeverisë së Kosovës është më i dashur me vlerat e të tjerëve sesa me vlerat e veta”, tha ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, ndër të tjera, theksoi se kategoritë e dala nga lufta janë keqpërdorur që nga paslufta.

Të ngjashme