Lajme
Kurti po e shikon ndeshjen në ‘Ballkonin e Hapur’
Demokracia
21:41 | 15 Qershor 2024

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë nikoqir i dyy amabasadorëve, atij të Italisë, Antonello De Riu, dhe atij të Shqipërisë, Petrit Malaj.

Të tre bashkë, të shoqëruar nga kabinetet e tyre, po ndjekin ndeshjen Itali-Shqipëri, nga Ballkoni i ndërtesës së Qeverisë.

Ndonëse kishte pranë vetes ambasadorin italian, Kurti nuk e fshehi fare se cilën kombëtare përkrahë.

“Nga Ballkoni i Hapur i Qeverisë, pak para ndeshjes Shqipëri – Itali. Përpara Shqipëri!” shkroi Kurti.

 

Të ngjashme