Lajme
Kurti përsëri pretendon rritje të punësimit, mezi i kompleton dy fjali për “zhvillimin ekonomik” në katër vjet
Demokracia
21:53 | 17 Qershor 2024

Share:

Ndonëse është në vitin e katërt të mandatit qeverisës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fjalimit të tij para strukturave të kësaj partie, mezi e kompletoi një gjysmë paragrafi të të arriturave në terren sa i përket zhvillimit ekonomik si rezultat i politikave të pushtetit për gati 4 vjet.

Duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, fjalimi i kryeministrit, ndonëse i gjatë, rezultoi i shkurtër kur u ndal te zhvillimi ekonomik i vendit.

Raportet ndërkombëtare pikturuan në vazhdimësi tablo të trazuar ekonomike: rritja e moderuar në 2022 dhe 2023 e shoqëruar me inflacionin në rritje, megjithatë Kurti mbeti i palëkundur në narrativen e tij se zhvillimi ekonomik i Kosovës mbetet ‘eksponencial’.

Madje, edhe në ato pak rreshta të lexuar, Kurti – si ithtar i portertizimeve optimiste me statistikave imagjinare – pretendoi edhe një herë tjetër se ka rritje të vendeve të punës, rritje të punësimit të të rinjve dhe grave.

“Me politikat tona qeverisëse, kemi për këto tri vjet të mandatit tonë, 20 për qind rritje të vendeve aktive të punës, pra, që nga pranvera e vitit 2021. Me ç’rast kemi dyfishuar numrin e të rinjve të punësuar, e me masat mbështetëse të qeverisë, kemi punësuar mbi 12 mijë gra.” – tha Kurti.

Në vazhdën e trumbetimit të arritjeve të qeverisë së tij, Kurti, tha më tej se me qeverinë e tij “po punohet kudo për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

“Kudo po punohet më të gjithë kapacitetin për përmirësimin e jetës së qytetarëtve e sidomos për gjelbërimin, shkollat, klinikat e subvencionet e llojllojshme si dhe infrastrukturën rrugore.” – tha Kurti.

Tabloja shqetësuese sipas Bankës Botërore

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, rrugëtimi ekonomik i Kosovës u përball me sfida edhe gjatë vitit të kaluar.

Në raportin e titulluar “Çlirimi i fuqisë së sektorit privat”, përveçse nuk flitet për rritje punësimi, paraqitet një tablo tejet shqetësuese.

Ndër të tjera, raporti nënvizon një tkurrje të popullsisë në moshë pune në vitin 2022, që, sipas raportit, ka të ngjarë t’i atribuohet migrimit të jashtëm.

“Vetëm 39 për qind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës (22 për qind për gratë) gjatë vitit 2022. Popullsia në moshë pune u tkurr në vitin 2022, me gjasë për shkak të migrimit të jashtëm”, nënvizon raporti.

Në raport më tej theksohet se një rritja e mëtejshme e migrimit të jashtëm do të paraqiste rreziqe serioze. “Një rritje e mëtejshme e migrimit të jashtëm mund të ndikojë negativisht në ofertën dhe koston e punës”, thuhet në raport.

Kurti lodhet si kryeminister: Opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht zgjedhjet

 

Të ngjashme