Lajme
Kurti për vizitën e shtyrë në SHBA që nga nëntori: Shkoj kur të vjen pranvera
Demokracia
16:03 | 09 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të shkojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë pranverës, pasi një vizitë e tillë ishte paralajmëruar të ndodhte në nëntor e më pas edhe në janar, por që nuk u realizua.

Kurti thotë se për të shkuar në SHBA duhet më shumë se 10 ditë qëndrim, pasi shteti është i madh dhe do të ketë takime të shumta.

“Sa i përket vizitës në SHBA, mendoj se pengesa kryesore është logjistike-teknike. S’mund të shkojë për tri ditë, por dua të shkojë për një javë apo 10 ditë. Shteti është më i madh. Edhe takimet qe dua t’i bëjë atje do jenë më të shumta. Për shkak të situatës ku jemi, jemi detyruar ta shtyjmë dhe kjo vizitë do të ndodh[ në pranverë. Jo që do shkoj, por edhe do kthehem. Do të më duhet të qëndroj pak më shumë sesa në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti në konferencë për media. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme