Lajme
Kurti për shiritat e vendosur në Prishtinë: Janë fjongo për ditën e të dashuruarve
Demokracia
21:49 | 12 Shkurt 2021

Share:

Lideri i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se shiritat e kuq të vendosur nëpër Prishtinë simbolizojnë ditën e të dashuruarve.

Kurti në RTV Dukagjini, ka thënë se “fjongot e vendosura nuk kanë të bëjnë me akuzat që i bëhen VV-së”, përcjell Demokracia.com.

“Ato janë fjongo të kuqe të cilat i kanë vendosur simpatizantët tonë dhe nuk kanë të bëjnë me ato akuza të cilat na bëhen neve. Të dielën e 14 shkurtit është dita e zemrave, është dita e dashurisë, nuk e di çfarë problemi mund të kenë ata më këtë”, tha Kurti.

Ndryshe, Kurti nuk është certifikuar si kandidat për zgjedhjet e 14 shkurtit./Demokracia.com/

Të ngjashme