Lajme
Kurti për ndeshjen e Kosovës me Spanjën: Na bëni krenarë
Demokracia
19:23 | 31 Mars 2021

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Kombëtares së Kosovës që të mos shpërqendrohen por të na bëjnë krenarë në ndeshjen kundër Spanjës. 

Ai përmes një postimi Twitter ka nisur me fjalën “Dy shtete”, duke potencuar këtë fakt, pasi disa media spanjolle javët e fundit e kanë kontestuar një gjë tillë 

Kurti, po ashtu ka shkruar se është i ngazëllyer me ekipin që përfaqëson Republikën e Kosovës. 

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit në Twiter:  

“Dy shtete, Kosova dhe Spanja, po luajnë sonte në kualifikimet për në Kampionatin Botëror dhe unë jam i ngazëllyer për ekipin tonë, që përfaqëson Republikën e Kosovës. 

Mos lejoni që asgjë t’ju shpërqendrojë, na bëni krenarë dhe të kthehemi në shtëpi fitimtarë.”

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje Kombëtares së Kosovës që “asgjë tjetër të mos i shpërqëndrojë por që të na bëjnë krenarë” në ndeshjen me Spanjën./Demokracia/

Të ngjashme