Lajme
Kurti për llafet e Vuçiqit: Akuzat e rreme shpesh janë pararendëse të një sulmi të planifikuar nga Serbia
Demokracia
23:10 | 06 Gusht 2024

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Alleksandar Vuçiqit, i cili aludoi se edhe shqiptarët do të marshojnë lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Me pretendimet e rreme se shqiptarët do marshojnë lidhur me urën, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, synon të krijojë një atmosferë frike dhe të shkaktojë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do ta bëjë”, shkroi Kurti në një postim në platformën X.

Ai tutje shtoi se asnjë shqiptar nuk po marshon për çështjen e urës, “siç pretendon Vuçiqi rrejshëm”.

“Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synim të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, përfundoi postimin Kurti.

Të ngjashme