Lajme
Kurti për lirimin e policëve: Jemi të gëzuar, por ky rrëmbim duhet qortuar
Demokracia
11:57 | 26 Qershor 2023

Share:

Kryeministri Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve, që u rrëmbyen më 14 qershor nga Serbia.

Ai në një postim në Twitter, ka shkruar se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se duhet qortuar.

“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme