Lajme
Kurti për koeficientin e pagave: S’po mbahet fshehtë, po përllogaritet
Demokracia
16:40 | 06 Janar 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti u pyet edhe sot se pse s’po bëhet publik koeficienti për pagat.

Para gazetarëve, Kurti tha se ai është ende duke u përllogaritur, derisa tha se kjo do të bëhet brenda muajit.

“S’ka asgjë këtu që mbahet fshehur. I takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë. Ajo që dihet është se buxheti i gjithmbarshëm është se 745 milionë euro”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar më 23 nëntor Projektligjin për Pagat, ndërsa një muaj më pas, më 22 dhjetor është miratuar në lexim të dytë në Kuvend.

Të ngjashme