Lajme
Kurti për amnistimin e krimeve serbe: “Vergangenheitsbewältigung”
Demokracia
14:14 | 02 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e ftuar për të diskutuar për marrëveshjen evropiane, ka përdorur një shprehje gjermane për ta përshkruar pjesën ku kërkohet “tejkalimi i së kaluarës”. “Vergangenheit überwinden”, sipas Kurtit, përbën metodën gjermane për adresimin e së kaluarës pas Luftës së Dytë Botërore.

“Unë po i adresoj edhe dy gjëra të rëndësishme që edhe sot këtu, por edhe këto ditë janë ngritur. Sa i përket qëndrimit që “overcome the past” është braktisje e ballafaqimit me të kaluarën. Më lejoni të theksojë se ky qëndrim është i pasaktë. Një ndër insistimet kryesore të mia ka qenë që një marrëveshje bazike pa elementin e drejtësisë tradicionale. Nocioni “overcome the past” përbën përkundrazi detyrim për palët të adresojnë të kaluarën. “Vergangenheitsbewältigung” Kjo përbën metodën gjermane të të adresuarit pas luftës së dytë botërore. Ai bazohet në një sistem të drejtësisë tradicionale dhe t’i ndjekë e t’i dënojë ata që kishin përgjegjësi për të kaluarën. Kjo që nuk është harresë, por theksim i saj. Le ta rikthesoj që tekstet që i kemi tash për tash i kemi vetëm në anglisht. Tekstet do të përkthehen në fund, njëherë dakordohemi për tekstet në anglisht siç janë”, deklaroi kryeministri Kurti në seancë, shkruan Demokracia.com.

“Ajo është pika 10 e marrëveshjes, në fjalimin e fundit të tij, e cila përmban normën që të gjitha Marrëveshjet e Brukselit duhet zbatuar. Këtë duhet ta kuptoni si një detyrim ndaj tërësisë. E jo si diçka të veçantë ndaj një elementit të një marrëveshje, natyrisht që e kam fjalën për marrëveshjen Thaçi-Daçiq, e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq, mbi Asociacionin. Pra, marrëveshja bazë nuk i veçon elementet, por i vendos në një normë të tipit kategorik. Unë e kam pranuar që ekziston një thes me marrëveshje dhe për t’i zbatuar rreth 40 marrëveshje, njëherë duhet të zotohemi se do të zbatohen sipas rrjedhës kronologjike. Nëse më pyesni: A duhet zbatuar ato që i gjithë komuniteti ndërkombëtar që pret të zbatohen sepse janë ratifikuar nga qeverisjet e mëhershme? Përgjigja ime është po, vetëm nëse zbatohen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk lejoj përjashtime, veçime e fokusime”, deklaroi më tej Kurti.

“Çështja e fundit është sa i përket nenit 7. Nga pikëpamja ime, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si marrëveshje e trashëguar nga 2013 dhe 2015, është në nenin 10. Në nenin 7 flitet për komunitetin serb, i cili nëse s’jam gabim, përmendet mbi 10 herë në Kushtetutën e Kosovës. Komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe. Komuniteti serb ekziston edhe në planin e Ahtisaar-it edhe është përmendur në Kushtetutën e Kosovës. E vetmja konventë e Këshillit të Evropës që rregullon aspekte të të të drejtave jo-shumicë është Konventa Kornizë për mbrojtjen e pakicave, e cila tashmë është pjesë e Kushtetutës në nenin 22. Nuk ka konventë tjetër. Maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vet-menaxhim i këtillë, është tashmë ajo çfarë e parasheh Kushtetuta. Kjo nënkupton që rezultati duhet të jetë një format i respektit të të drejtave individuale jo territoriale të pakicave”, vijoi më tej i pari ekzkeutiv. /Demokracia.com/

Të ngjashme