Lajme
Kurti pasi takoi Blinkenin vazhdon “nejën” në SHBA, i takon dy shokë që s’e kritikojnë kurrë
Demokracia
14:13 | 29 Korrik 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti duket se e ka shumë në qejf qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Herën e kaluar ai qëndroi gati tri javë, por keq nuk po ia lë as kësaj radhe.

Pasi e realizoi ëndrrën për takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si dhe pasi që mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, Kurti iu kthye vizitave private, shkruan Demokracia.com.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se ka takuar dy miq të tij profesorë.

Kush e njeh pak a shumë Albin Kurtin, e di se ai nuk i pranon lehtë kritikat.

Madje, ai sot njoftoi se dy profesorët Besnik Pula dhe Gent Carrabregu nuk e kritikojnë asnjëherë.

“Besnik Pula dhe Gent Carrabregu. I pari profesor në Universitetin Shtetëror Politeknik të Virxhinias kurse i dyti në Universitetin Duke të Karolinës Veriore. Ekonomia politike e teoria kritike, dhe, filozofia politike e teoritë e demokracisë, janë fushat e tyre. U takuam e bashkëbiseduam në Washington DC. Sepse nuk ka ngjarë ndonjëherë që ta kalojmë oqeanin në cilëndo kahje pa u takuar. Janë studiues të rinj por me përvojë dhe miq të moçëm të mi. Nuk më kritikojnë aq, ndoshta edhe për shkak se e dijnë sa shumë kanë ndikuar tek unë”, shkroi Kurti.

Nuk dihet ende sa do të qëndrojë këtë herë kryeministri Kurti në SHBA. /Demokracia.com/

Të ngjashme