Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka dorëzuar sot aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se pret që anëtarësimi i Kosovës në BE të finalizohet brenda një periudhe nëntë vjeçare, njofton Klan Kosova.
Pas dorëzimit të aplikimit, ai treguar se Kosova synon që të aplikojë për anëtarësim edhe në NATO.
Sipas tij, për Aleancën Veri-Atlantike si masë lehtësuese është që aty ndodhen katër vende që nuk e njohin Kosovën, ndërsa në Bashkimin Evropian janë pesë shtete.