Lajme
Kurti pas fitores: Nuk do ta kemi prioritet dialogun me Serbinë
Demokracia
00:17 | 15 Shkurt 2021

Share:

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ketë prioritet dialogun me Serbinë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo e cila është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka deklaruar se nuk është prioritet i tyre dialogu me Serbinë, raporton Demokracia.com.

“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, theksoi Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme