Lajme
Kurti pas bisedës me Borrellin dhe Stoltenbergun: Dialogu rruga e vetme që të gjendet një zgjidhje
Demokracia
23:40 | 26 Shtator 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur detaje nga bisedat telefonike që ka pasur sot me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joesep Borrell dhe sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

”Në bisedat telefonike sot me EUHR @JosepBorrellF & #NATO Sec.Gen. @jensstoltenberg ne diskutuam sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë dhe nevojën për shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje”, shkruan Kurti.

Ndryshe, Serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në Bërnjak e Jarinjë që nga e hëna, pasi që Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme