Lajme
Kurti nuk u ndahet tubimeve të socialistëve nëpër Evropë, a po udhëton me para publike?
Demokracia
22:01 | 11 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti nuk po i ndahet të tubimeve të partive socialiste nëpër Evropë.

Dje, Kurti ishte në Malaga të Spanjës, ku mori pjesë në kongresin e Partive Socialiste të Evropës dhe partia e kryeministrit u anëtarësua aty, shkruan Demokracia.com

Por, ky nuk ishte tubimi i vetëm i socialistëve ku Kurti mori pjesë.

Më 9 tetor, kryeministri Kurti ishte në Angli, ku mori pjesë në tubimin e partisë simotër të VV-së, Partisë Laburiste, ku e mbajti edhe një fjalim.

Ndërsa, në shtator, Kurti ishte pjesë e tubimit të Partisë Socialiste në Zvicër.

Në të gjitha këto udhëtime partiake, sipas burimeve të Demokracia.com, Kurtit po i mbulohen shpenzimet nga buxheti i shtetit.

Ndonëse nuk po u ndahet tubimeve të socialistëve nëpër Evropë, vlen të theksohet se Kurti ende nuk e ka bërë asnjë vizitë në dy komunat veriore, ku kryetarët janë nga PDK-ja. /Demokracia.com/

Të ngjashme