Lajme
Kurti nuk u ankua në Uashington, Bruksel, Paris e Romë për Borrellin e Lajçakun se e kanë vendosur “qerren para kalit”, por se po bashkëpunojnë me Rusinë
Demokracia
14:31 | 22 Shtator 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se i ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken, në lidhje me takimin e 14 shkurtit në Bruksel.

Ai tha se nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim se i kanë pranuar këto letra, ndërsa shtoi se “një emisar ka deformuar procesin”.

“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Uashingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra, i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarit Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i procesit, i zbatimit, është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fondamentale”, tha ai.

Por, letra e tij u kritikua nga Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, shkruan Demokracia.com.

Në intervistën e tij, Escobari ka vlerësuar se letra që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar sekretarit amerikan Antony Blinken është faktikisht gabim.

Ai e ka zbuluar përmbajtjen e letrës së Kurtit.

“Epo, unë do t’ju them se letra është faktikisht e gabuar në atë që thotë se Lajcak dhe Borrell po bashkëpunojnë me Rusinë për të pasur një qasje të njëanshme kundër Kosovës”, deklaroi Escobar. /Demokracia.com/

Të ngjashme