Lajme
Kurti nuk shqetësohet nga kritikat e Amerikës dhe BE-së, merr pjesë në organizimin e PSD-së zvicerane
Demokracia
16:26 | 23 Shtator 2023

Share:

Pavarësisht kritikave të shumta për përzierje në zgjedhjet e një shteti tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Zvicrës. Ai sot është lajmëruar nga organizimi i Partisë Socialdemokrate zvicerane të mikut të tij Cedric Wermuth, që po mbahet në prag të zgjedhjeve atje.

Ai ka falënderuar Wermuthin për mundësinë që t’i flasë diasporës shqiptare atje.

“Faleminderit Cedric Wermuth, Bashkëkryetar i Partisë Social Demokrate, për mundësinë për të folur me diasporën tonë. Diskutova progresin e Kosovës në fusha të tilla si ndihma për nënat e reja, bursat e studentëve dhe mbrojtja e tokës, reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqës për investime”, ka shkruar Kurti.

Vlen të theksojm që Qeveria e Kosovës ka marr kritika të ashpra nga BE dhe ShBA në lidhje me dialogun por kjo duket se nuk po e shqetëson shumë Kurtin.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024