Nga takimi i përbashkët i liderëve të partive politike në Presidencë të Kosovës, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndau qëndrimet e Albin Kurtit brenda mbledhjes, për çka tha se aty është shprehur se “nuk ka urgjencë” për formim të institucioneve dhe se pritejt janë mediatike “e jo të popullit”.
Nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami, tha se nga 1 qershori bizneseve private që punësojnë rreth 148 mijë punëtorë do t’u shtrenjtohet energjia elektrike për 260% ndërsa Albin Kurti deklaron se s’ka urgjencë për institucione.
Postimi i plotë:
Nga 1 qershori, 1300 ndërmarrjeve, të cilat punësojnë rreth 148 mijë punëtorë, do t’u rritet çmimi i energjisë për 260%, ndërsa Albin Kurti paska thënë: “S’ka urgjencë për formim të institucioneve”!!!