Lajme
Kurti nuk flet për marrëveshjen që e shpalli Borell, e publikon një intervistë për Die Welt
Demokracia
19:00 | 27 Gusht 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, por ka publikuar një intervistë që e ka zhvilluar rreth një javë më parë për gazetën gjermane Die Welt.

Ai në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore, përcjell Demokracia.com.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me @welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell./Demokracia.com/

Të ngjashme