Intervista
Kurti: Nisma e Kosovës për anëtarësim në BE po çon nervozizëm në Beograd
Demokracia
19:28 | 14 Janar 2023

Share:

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin në rritje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe i ka bërë thirrje BE-së për veprim. I njëjti ka deklaruar se dorëzimi i nismës së Kosovës për anëtarësim në BE po shkakton nervozizëm në Beograd.

Krejt këto Kurti i ka deklaruar në një intervistë të përditshmen austriake ‘DiePresse’, teksa ka thënë se shpreson se nuk do të ketë më vendosje të barrikadave nga ana e serbëve, përcjell Demokracia.com.

“Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi kanë ngritur së fundmi 16 barrikada në veri të vendit tonë. Shpresoj se nuk do të ndodhë më. Por Beogradi nuk pranon faktin që ne jemi shtet i pavarur. Po përpiqet të minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE dhe është duke shënuar progres ekonomik. Kjo çon në nervozizëm në Beograd”, deklaroi Kurti.

“…mendoj për faktin se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në periferi të Kosovës. Në kufi dhe në veri të vendit tonë pamë persona që bartnin shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave Ujqërit e Natës dhe trupës mercenare ruse Wagner. Ne jemi të shqetësuar jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”, vijoi ndër të tjera ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar përmendi edhe mos-vendosjen e sanksioneve të Serbisë kundër Rusisë, duke vënë në pah marrëveshjen e dy palëve për çmim tël irë të gazit dhe bashkëpunim në politikën e jashtëm.

I njëjti e quajti Vulinin si “një nga politikanët serbë më pro-rus”. /Demokracia.com/

Të ngjashme