Lajme
Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait
Demokracia
09:58 | 08 Korrik 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Kështu ka bërë të ditur zyra për medie e kryeministrit, përmes një komunikate, përcjell Demokracia.com.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, tha kryeministri Kurti”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Fazli Veseli, babai i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka vdekur dje në moshën 94 vjeçare. /Demokracia.com/

Të ngjashme