Lajme
Kurti nga SHBA-ja: Kërkojmë që BE-ja të pranojë aplikimin tonë si vend kandidat këtë vit
Demokracia
22:10 | 18 Maj 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti po flet në Këshillin e Atlantikut, ku po diskuton për prioritetet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, si dhe agjendën e tij për arritjen e tyre.

Kurti tha se pret që BE-ja ta pranojë statusin e Kosovës si vend kandidat.

“Do ta mirëprisnim aplikimin e Ukrainës, Moldovës dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian, dhe po ashtu  kërkojmë që BE-ja të pranojë aplikimin tonë këtë vit”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

I pari i Qeverisë po ashtu përmendi aplikimin në Këshillin e Evropës, dhe tha se pret liberalizimin e vizave, të cilin e quajti një proces të tejzgjatur.

Të ngjashme