Lajme
Kurti në vitin 2018: T’ia rrisësh pagën vetës është hajni – Kurti më 2023 ia rritë pagën vetës për 285 euro!
Demokracia
18:08 | 01 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti sot më në fund e bëri publik koeficientin e pagave prej 105 euro.

Me këtë koeficient paga e Kurtit do të jetë 1 mijë e 785 euro, pra nga 1500 euro sa ka marrë deri më tani kryeministri ja ka shtuar vetes edhe 285 të tjera, shkruan Demokracia.com.

Armiku i tij prej ardhjes në pushtet, arkiva,  iu hakmor edhe sot.

Në një video si opozitar Albin Kurti rritjen e pagave të pushtetarëve e quante hajni.

“T’ia rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje sepse vjedhja nuk është vjedhje sepse bëhet tinëz por për shkak se është vjedhje. Ka vjedhje açik, p.sh, kjo rritje e pagave Por, kjo është veçse pasojë e fundme e një fenomeni të hershëm. Edhe më këtë qeveri sikurse me të tjerat ne nuk flasim e nuk bëjmë ekonomi përveçse financa”, thoshte ai dikur. /Demokracia.com/

Të ngjashme