Lajme
Kurti në vitin 2010: Kosova s’ka dëshmorë, dëshmorët e UÇK-së nuk janë dëshmorë të Kosovës
Demokracia
11:07 | 31 Korrik 2023

Share:

Albin Kurti, pavarësisht se gjatë luftës kishte deklaruar publikisht se nuk do ta kap armën për ta luftuar Serbinë, ai menjëherë pas luftës filloi gjuetinë ndaj ish-komandantëve e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Në një shkrim të siguruar nga Demokracia.com, Albin Kurti më 4 tetor 2010 kishte kritikuar kryeministrin Hashim Thaçi edhe sa i përket dëshmorëve të UÇK-së.

Sipas tij, dëshmorët e UÇK-së nuk janë dëshmorë të Kosovës, por të Shqipërisë.

Kosova s’ka dëshmorë, dëshmorët e UÇK-së janë dëshmorë të Shqipërisë“, ishte titulli i shkrimit të Albin Kurtit në vitin 2010.

Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtë. Sepse, Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë. Lexojeni betimin e ushtarit të UÇK-së dhe binduni: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!” Në asnjë vend nuk përmendet Kosova.” kishte shkruar Albin Kurti në vitin 2010.

Tutje në këtë shkrim, ai e kishte akuzuar Hashim Thaçin se nuk do të nisë aksione për t’i marrë nën kontroll kufijtë e Kosovës, respektivisht veriun. Sipas tij, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Nëse Hashim Thaçi organizon ndonjë forcë të armatosur për t’i kontrolluar kufijtë e Kosovës e për ta marrë veriun, atëherë Kosova do të mund t’i ketë dëshmorët e parë të saj. Mirëpo, natyrisht se kjo gjë nuk do të ndodhë“, kishte shkruar Kurti.

Por, realiteti e kishte demantuar pak vite më pas. Me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi, forcat policore në vitin 2011 zbarkuan në veri duke marrë përfundimisht nën kontrollë pikat kufitare 1 dhe 31. Ai ishte konsideruar aksioni më i madh anti-kontrabandë në veri të vendit, ku në detyrë ra heroikisht edhe polici Enver Zymeri./Demokracia.com/

Të ngjashme