Lajme
Kurti në Tetovë, Nureallari: Nga Kryeministri i Kosovës pritet t’i unifikojë shqiptarët, jo t’i përçajë
Demokracia
20:34 | 11 Gusht 2023

Share:

Adri Nurellari i PDK-së tha se kryeministri Albin Kurti se po ndërhyn në mënyrë të paprecedentë në çështjet e brendshme të shqiptarëve të shteteve fqinje.

Duke komentuar vizitën e Kurtit sot në Çair dhe Tetovë ku qëndroi atje me ftesën e kryetarëve të këtyre komunave, Nurellari tha se shkoi atje për të mbështetur një grupacion të ri të sapokrijuar politik.

“Kryeministri Kurti ndodhet sot në vizitë jo-formale në Maqedoni të Veriut, duke mbështetur një grupacion të ri të sapokrijuar politik dhe dy parti të vogla (Besa, Alternativa), por duke bërë karshillëk ndaj partive kryesore shqiptare BDI dhe Aleanca Shqiptare”.

Ai përmendi edhe të emëruarit e ri nga Lugina e Preshevës si këshilltarë, si dhe pjesëmarrjen në zgjedhje në Shqipëri.

“Për sa i përket Luginës së Preshevës, bëri këshilltarë politikë Sinanin dhe Mustafën, dy figura qendrore të PVD-së, duke treguar përçmim dhe mungesë respekti për partitë e tjera shqiptare atje. Në Republikën e Shqipërisë formoi parti të re që garoi dhe madje shkoi vetë për fushatë elektorale”.

Sipas Nurellarit, nga kryeministri i Kosovës pritet që të punojë për unifikimin e shqiptarëve e jo për t’i përçarë ata

“Ai po ndërhyn në mënyrë të paprecedentë në çështjet e brendshme të shqiptarëve të shteteve fqinje . Nga kryeministri i Kosovës pritet që të punojë për unifikimin e shqiptarëve e jo për t’i përçarë ata. Njëherazi kjo sjellje e papërgjegjshme dëmton raportin e Shkupit dhe Tiranës zyrtare me Prishtinën, gjë që është në dëm të Kosovës”.

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024